Aktualitet

Derdhën qumësht në rrugë në shenjë proteste, Ministria e Bujqësisë: Po bashkëpunojmë me fermerët

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se përveç  problematikës mbi çmimin e qumështit u diskutua edhe për subvencionet e duhura për blegetorët.

f.t
Derdhën qumësht në rrugë në shenjë proteste,
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Me dhjetëra blegtorë udhëtuan me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri, Lushnja dhe u mblodhën në protestë tek rrethrotullimi i Savrës në autostradën Lushnje- Fier. Në shenjë demonstrative blegtorët kanë derdhur një tanker me qumësht të freskët në rrugë. Një ditë pas tubimit të tyre një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Bujqësisë.

Ministria njoftoi se pas një takimi të zhvilluar sot me pjesëmarrje të gjerë nga të dyja palët përpunues dhe blegetorë dhë në prezencen e Ministres Anila Denaj është arritur ne një dakortësi me përpunuesit për çmimin e qumështit dhe për një komunikim ndryshe midis dy paleve. Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se përveç  problematikës mbi çmimin e qumështit u diskutua edhe për subvencionet e duhura për blegetorët.

Njoftimi:

Në takimin me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë. Rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale, paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti "Made in Albania" e meriton. Sot realizuam një hap cilësor përpara, si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet e Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë.

Prej kohësh blegtorët dhe fermerët po përballen me problem të shumta, ndërsa niveli i subvencioneve ose është në nivele të ulta, ose 0 lekë. Blegtorët kërkojnë rinegocim të çmimit të shitjes së qumështit, rigjenerimin e kullotave, restaurimin e veprave ujore malore, lerava e pritave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit si dhe dyfishimin e subvencionit për krerë të të imëtave./ZËRI

Poll

MOS HUMB