Aktualitet

DETAJE- 15-vjeçarja lind në Fier/ Policia kërkon babanë e foshnjës. Nëna e të miturës: S'e dija që ishte shtatzënë

E mitura tha se se një 31-vjeçar është babai i foshnjës dhe tashmë është shpallur në kërkim nga efektivët.

I.F
DETAJE- 15-vjeçarja lind në Fier/ Policia kërkon babanë e
Foto ilustruese

FIER- Vetëm 15 vjeç, por ka sjellë në jetë një fëmijë! Ky është rasti i një të miture nga fshati Fratar i Fierit, rasti i të cilës është zbuluar vetëm një ditë më parë kur e mitura shkoi për të kërkuar ndihmë shëndetësore në spitalin e Fierit. Por foshnjën e kishte sjellë në jetë 3 ditë më parë e asistuar nga infermierja dhe mjeku i familjes në Qendrën Shëndetësore të fshatit ku ajo banon. Pasi shfaqi komplikacione, u dërgua në spitalin e Fierit. 

Mjekët bëjnë me dije se e mitura dhe foshnja tashmë janë mirë, por ngjarjen në polici. E mitura tha se një 31-vjeçar është babai i foshnjës së saj por nuk ka zbuluar detaje të tjera lidhur me personin në fjalë. Por është shpallur në kërkim nga efektivët e Policisë së Shtetit, edhe pse e mitura pretendon se marrëdhënia seksuale me 31-vjeçarin ishte kryer me dëshurën e saj.

"E mitura ka treguar fotot e 31 vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij por nuk tregoi më shumë detaje për të dhe kërkoi më shumë kohë për t’u qetësuar,"-bëhet me dije lidhur me ngjarjen. 

Dëshminë më shokuese në fakt e ka dhënë e ëma e të miturës, e cila pretendoi se nuk e dinte që e bija ishte në pritje të një fëmije, madje ka dekluar se foshnjën nuk e duan dhe do ta japin për birësim.

Foshnja lindi 2.3 kg dhe aktualisht ndodhet në maternitetin e Fierit. Stafi i spitalit ka kërkuar më shumë kohë në rast se familja e të miturës ndryshon mendjen dhe nuk e braktis foshnjen. Më pas, do të dërgohet në një qendër të posaçme për foshnjat e sapolindura në Tiranë. Nëse edhe pas 40 ditë, e ëma nuk shkon për ta marrë, foshnja do të dërgohet në Befotrof.

E mitura jeton me të ëmën, e cila punon si kujdestare për një të moshuar, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në fshatin Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi.

Por, ky nuk është rasti i parë, pasi disa ditë më parë në maternitetin e Korçës, dy vajza të mitura nga komuniteti rom sollën në jetë dy foshnja. Deri më tani, Policia ka arrestuar një 21-vjeçar dhe janë duke u kryer hetimet për rastin tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB