
Foto ilustruese
DIVJAKË- Policia e Divjakës ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për një shtetas i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas me probleme të shëndetit mendor.
Personi që është proceduar nga policia është shtetasi XH.P, 43-vjeç.
“Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Poll