FOTO
VLORË- Trafiku është rënduar në rrugën e plazhit në Dhërmi, ku qindra automjete janë bllokuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve gjatë sezonit turistik.
Në disa segmente të rrugës, hapësira është e kufizuar dhe dy automjete nuk mund të kalojnë njëkohësisht, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe krijimin e radhëve të gjata.
Fluksi i automjeteve vjen kryesisht nga zonat e Palasës, Drimadhesit, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës. Pushuesit që po lëvizin në këtë aks janë përballur me vonesa, ndërsa trafiku vijon të jetë i rënduar./ZËRI
Poll