Aktualitet

Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Mediat e huaja jehonë lajmit për ish-çiftin mbretëror

f.t
Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Mediat e huaja jehonë lajmit
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË-Rasti i dhunës në Pallatin Mbretëror ka tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit shqiptar dhe jo vetëm. Mediat e huaja si 'Dailymail' dhe 'New York Post' i kanë dhënë vëmendje situatës ku Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024.

“New york post” shkruan në një artikull se “Princi i kurorës Leka II i Shqipërisë ka pohuar se ai u sulmua ashpër nga ish-gruaja e tij, Princesha Elia dhe babai i saj vetëm disa javë pasi njoftuan divorcin”.

Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Mediat e huaja jehonë lajmit
ARTIKULLI

Po ashtu edhe media britanike Dailymail i ka kushtuar një artikull çiftit mbretëror shqiptar nga ceremonia e famshme e martesës tek divorci e deri tek dhuna mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

'Princi i kurorës së Shqipërisë Leka pretendon se gruaja e tij Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me 'objekte të forta', ndërsa video e treshes duke u përleshur u publikua në mediat sociale, mes divorcit të çiftit"-me këtë titull e hap shkrimin Dailymail, duke vazhduar më tej me deklaratën e Oborrit Mbretëror.

Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Mediat e huaja jehonë lajmit
ARTIKULLI
Poll

MOS HUMB