Aktualitet

Dhuna ndaj shqiptarëve në Malin e Zi, në pranga edhe 3 të tjerë

Në banesën e agresorëve gjatë kontrillot janë gjetur një pistoletë Zastava, 44 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe një jelek kamuflazhi.

f.t
Dhuna ndaj shqiptarëve në Malin e Zi, në pranga edhe 3 të
Klodjan Meaj dhe Doris Kopaçi

MALI I ZI- Tre persona të tjerë u arrestuan nga autoritetet malazeze për dhunimin e 3 të rinjve shqiptarë me 6 janar në Herceg Novi. Arrestimi i tre të dyshuarve të tjerë, e çon në 6 numrin e personave të arrestuar për dhunimin e shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.

Në banesën e agresorëve gjatë kontrillot janë gjetur një pistoletë Zastava, 44 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe një jelek kamuflazhi.

Dhuna ndaj shqiptarëve në Malin e Zi, në pranga edhe 3 të
MJETET E SEKUESTRUARA

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së 6 janarit në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI

Poll

MOS HUMB