Aktualitet

Gjergj Zefi pas dhunimit: Më sulmuan si cuba pas makinave, jam më i fortë se kurrë!

Zefi është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura. Agresorët pas ngjarjes ia kanë mbathur, identiteti i tyre nuk dihet ende.

Zeri
Gjergj Zefi pas dhunimit: Më sulmuan si cuba pas makinave, jam më i
Gjergj Zefi

TIRANË- Gjergj Zefi, administratori i portalit “Pamfleti” është dhunuar me sende të forta mbrëmjen e kësaj të marte. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba”.

Zefi është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura. Raportohet se personi që goditi 52-vjeçarin është Renato Bodurri nga Elbasani. Policia është vënë në ndjekje të tij. 

"Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën "Bardhok Biba", persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe vetë Zefi, i cili shkruan se personat e goditën pas shpine, dhe që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjithkush mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arësye nuk terhiqem... Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend...

U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritet; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye...

Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë... Jam shumë më i fortë se ju mendoni... Falenderoj të gjithë miqtë që u interesuan për shëndetin tim... Jam mirë dhe më i fortë se kurrë!”, shkruan Zefi në postimin e bërë pas dhunimit. /Zëri

Poll

MOS HUMB