Aktualitet

Sulmi terrorist/ Osmani: Beogradi zyrtar i përfshirë, do nxjerrim prova

Sipas Osmanit, presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit, Osmani tha se Kosova do të publikojë prova të reja reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

E.K
Sulmi terrorist/ Osmani: Beogradi zyrtar i përfshirë, do nxjerrim
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar këtë të martë se Serbia pavarësisht asaj që thotë nuk i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën. Përmes një intervistë në CNN, Osmani u shpreh se ndërkombëtarët duhet të sanksionojnë dhe të ndëshkojnë Serbinë.

Vjosa Osmani: Kosova ishte nën sulm. Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë. Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon.

Sipas Osmanit, presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit, Osmani tha se Kosova do të publikojë prova të reja reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

Vjosa Osmani: Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe.

Poll

MOS HUMB