Aktualitet

Digjet apartamenti në Sarandë, e moshuara shpëtohet nga fqinjët

Në banesë jetonte vetëm një e moshuar.

F.m
Digjet apartamenti në Sarandë, e moshuara shpëtohet nga
Zjarri

SARANDË- Një apartament që ndodhet në katin e parë të një pallati në Sarandë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite. Në banesë jetonte vetëm një e moshuar, e cila është nxjerrë jashtë nga fqinjët e saj, të cilët i kanë ardhur në ndihmë në momentin që kanë parë tymin.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia. Dëmet janë materiale, por ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Poll

MOS HUMB