
MEMALIAJ- Një ndërtesë 2 katëshe është përfshirë nga flakët në Memaliaj. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që janë djegur plotësisht 3 apartamente, ndërsa 3 apartamente të tjera u prekën pjesërisht nga flakët.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat.
Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës në njërën prej banesave.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat, (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat). Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.
/ZËRI