Aktualitet

"Dil jashtë! Mos!"/ Dalin PAMJET, momenti kur shqiptari tenton të përdhunojë greken

"Alpha" publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan në dyqanin e saj, ndërsa tenton që ta puthë kundër dëshirës së saj.

k.m.
"Dil jashtë! Mos!"/ Dalin PAMJET, momenti kur shqiptari tenton
Pamje nga sulmi

GREQI- Një i ri shqiptar, tentoi që të përdhunonte një 32-vjeçareje në lokalin e saj, por fatmirësisht viktima ka mundur që të shpëtojë dhe të thërrasë në ndihmë të saj Policinë. Por gjithashtu, e gjithë skena është e regjistruar nga kamerat e lokalit të saj. "Alpha" publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan në dyqanin e saj, ndërsa tenton që ta puthë kundër dëshirës së saj. Edhe pse ajo tenton që ta përzëjë, nuk ia del dot.

Gruaja e tij i bërtet: Largohu, më respekto, kam kamera po ik, por në asnjë moment shqiptari nuk bën hapa pas.

Më shumë detaje ka treguar vetë në një rrëfim për mediat greke.


"Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq në mënyrën e tij të më përqafonte, më puthi pa dëshirë. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë. Në një moment më goditi me shuplakë dhe godita kokën në hidrantin e zjarrit. Kam disa mavijosje në trup, edhe buzët më janë ënjtur,"-tregon ajo.

Por fatmirësisht grekja ka arritur të njoftojë autoritetet. Në pamjet e kameras duket që 30-vjeçari ka reaguar keq dhe i ka sulmuar edhe efektivët e Policisë, por ata e kanë neutralizuar dhe e kanë vendosur në pranga. 


“Ai po i bërtiste policit. Ai e sulmoi atë. Ai po përpiqej të më hipte sipër duke bërtitur “ajo është e imja, ajo është e dashura ime”,"- shtoi 32-vjeçarja./ZËRI

Poll

MOS HUMB