Aktualitet

DINAMIKA e vrasjes në Velipojë! Dy vëllezërit pronarë të një hoteli u konfliktuan me viktimat dy muaj më parë

Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit të tyre, pas këtij debati një prej viktimave, Erild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit.

F.I
DINAMIKA e vrasjes në Velipojë! Dy vëllezërit pronarë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VELIPOJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Velipojë, ky dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, Erild Ishmi 33-vjeç dhe Arsid Hoxha , 22-vjeç. Drejtori i DVP Shkodër, Edmond Sulaj deklaroi se dy vëllezërit pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.

''Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotel ''Lakaj''. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur me datë 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali'', tha Sulaj. 

Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit të tyre, pas këtij debati një prej viktimave, Erild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit. Po atë ditë, si pasojë e këtij konflikti, policia ka kapur dhe arrestuar Erild Ishmi, të cilin gjykata e la në masën “arrest shtëpie”, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme kur ndodhi ngjarja./ZËRI

Poll

MOS HUMB