
TIRANË- Djali i ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani, Erik Fullani është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij luksoz, tip “Audi” me targa “AB 001 UU”, në momentin që ka kaluar një burrë me biëikletë, të cilin e ka përplasur.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pamjet e publikuara nga VoxNeës tregojnë në tokë biçikletën e shtrembëruar nga përplasja. Vetë Erik Fullani shihet që mban përdore të moshuarin dhe bashkë me disa qytetarë të tjerë, është afruar t’i japë ndihmën e parë. Nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë aksident.
View this post on Instagram