Aktualitet

Kapen me pistoleta në Holandë shqiptari dhe greku

Operacioni u zhvillua gjatë një kontrolli në autostradën A76 pranë Geleen në Holandë.

k.m.
Kapen me pistoleta në Holandë shqiptari dhe greku
Foto ilustruese

GJERMANI- Policia Ushtarake Mbretërore e Holandës arrestoi dy burra që vinin nga Gjermania dhe mbanin armë zjarri. Operacioni u zhvillua gjatë një kontrolli në autostradën A76 pranë Geleen në Holandë.

Në A76, policia ushtarake kontrolloi një makinë pasagjerësh të zezë me targa gjermane. Gjatë kontrollit të pasagjerëve, u zbulua se njëri prej pasagjerëve nuk kishte me vete dokumentet e nevojshme.

Sipas mediave të huaja, këtij personi iu gjet një armë zjarri. Më pas, u zbulua se edhe shoku i tij kishte me vete një armë zjarri. Ndaj në pranga përfunduan një grek edhe një shqiptar, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar me emër. tërore po heton rastin nën drejtimin e Prokurorisë Publike në Limburg./ZËRI

Poll

MOS HUMB