Aktualitet

"Do e hajë edhe Gjiknuri më duket"! Zbardhet dosja e grupit që hakeroi SPAK-un, dalin mesazhet: Manja në hetim? Do të ishte e hatashme...

Në Dosjen e grupit që hakeroi SPAK-un, ajo që bie në sy janë emrat që citohen të përmenden në materialet hetimore që kanë rënë në duart e tyre.

zh.ll
"Do e hajë edhe Gjiknuri më duket"! Zbardhet dosja e grupit
foto ilsutrim: Manja-Gjiknuri-Ismaili

TIRANË- Prokruroria e Posaçme zbuloi një ditë më parë skemën se si është 'thyer' sistemi i sigurisë së SPAK dhe e secilit prej 3 të akuzuarve që kanë funksionuar si një grup i strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK dhe nga dosja e siguruar nga TCH rezulton se rolin e hakerit e kishte Arnold Rrokaj, i cili ka arritur të sigurojë materiale të rëndësishme hetimore, të cilat më pas i ka shpërndarë te Zambak Gjoni dhe ky i fundit te ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili.

Në Dosjen e grupit që hakeroi SPAK-un, ajo që bie në sy janë emrat që citohen të përmenden në materialet hetimore që kanë rënë në duart e tyre. Nga dëshmia e tyre para hetuesve dhe jo vetëm, gjithashtu edhe nga mesazhet e shkëmbyera mes tyre, janë përmendur emra të rëndësishëm të skenës politike.

Në një episod të mesazheve të shkëmbyer në datën 18 shkurt të vitit 2025, Zambak Gjoni i dërgon mikut të tij, Agim Ismaili, dokumentin ëord me titull “bisedat Arben me Mirel” Mirel me Damian”.

Gjoni: "SmS e kthyer nga tel i Arben Ahmetajt"

Ismaili i përgjigjet: "hahahaha pse ça ka?"

Gjoni: "Do e hajë edhe Gjiknuri më duket” (duke e shoqëruar me dokumentin me titull ‘informacion mbi ecurinë Damian')

Ndërkohë, në një tjetër komunikim, vetëm një ditë më pas, zbulohet një tjetër bisedë ku duket se po kërkohet më shumë informacion për këtë çështje. Në një komunikim të datës 19 shkurt, Zambak Gjoni i thotë Ismailit se i kishte kërkuar hakerit Rrokaj që të shihte nëse SPAK po hetonte gjë për Ulsi Manjën, ndërsa ish-kreu i Burgjeve i përgjigjet nga ana tjetër: “aaaa do të ishte e hatashme”.

Sipas SPAK, Arnold Rrokaj ka aksesuar në mëyrë të paligjishme në sistemin e institucionit dhe në bashkëpunim me Zambak Gjonin kanë shpërndarë materiale hetimore te persona të tjerë. Këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, i cili më pas i ka shpërndarë tek persona të tjerë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB