TIRANË- Një aksion i Drejtorisë së Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka çuar në bllokimin e mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregtimit pa autorizimet përkatëse.
Në njoftim, theksohet se strukturat doganore vijojnë me procedurat ligjore të plota për verifikimin dhe hetimin e rastit. Dogana bën me dije se gatishmëria për parandalimin e çdo shkeljeje të ligjit mbetet maksimale, dhe çdo tentativë abuzimi apo shkelje e Kodit Doganor do të ndëshkohet pa tolerancë.
"Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme , mbi dyshimin e falsifikimit apo tregtimit pa autorizimet përkatëse. Strukturat doganore po vijojnë me të gjitha procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit , në kuadër të angazhimit të pandërprerë kundër hyrjes dhe tregtimit në vend të produkteve të falsifikuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet në gatishmëri të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit Siç është dëshmuar edhe në aksionet e fundit, toleranca ndaj shkeljeve të Kodit Doganor është zero.", thuhet në njoftim.