Aktualitet

Donte të vriste ish-deputetin e PS-së, gjykata jep masën e sigurisë për autorin (Emri)

Fatbardh Ismaili u la në burg nga Gjykata e Lezhës.

D.XH
Donte të vriste ish-deputetin e PS-së, gjykata jep masën e
Armando Prenga

LEZHËS – Fatbardh Ismaili, 30 vjeç, i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vrasë ish-deputetin socialist Armando Prenga, do të qëndrojë në burg. Këtë vendim e dha Gjykata e Lezhës. Në seancën gjyqësore të mbajtur me dyer të mbyllura, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në qeli të riun.

Fatbardh Ismaili akuzohet për dy vepra penale “Vrasje me dashje’, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Shkak për konfliktn dyshohet se është bërë fakti se babai i Fatbardh Ismailit, Nislami, është konfliktuar me vëllanë e Armando Prengës. Konflikti mes tyre ka nisur në një qendër për numërimin e votave më 2023. Në konflikt dyshohet se është përfshirë edhe ish-ligjvënësi socialist Armando Prenga. Ai ka bërë sherr verbal me Islam Ismailin.

Pas këtyre sherreve, një ditë më pas, më 2023, Fatbardh Ismaili, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga, në kohën që ky i fundit po udhëtonte me makinë për në fshatin Fushë-Kuqe. Nga të shtënat me armë fatmirësisht nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autori i ngjarjes u largua më pas me një mjet tip Mercedez Benz./ZËRI/

Poll

MOS HUMB