
TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e Arben Ahmetaj, Albina Maçka, të cilës pritet që t’i komunikohen zyrtarisht akuzat në seancën e datës 26 Mars.
Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se pëe Maçkën ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur në GJKKO, ditën e sotme, ndërsa seanca u shty për në datën 26 Mars.
Ende nuk dihet se çfarë akuze do t’i komunikohet zyrtarisht Maçkën, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK, sa i takon pasurisë, tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.
Ndërkohë që Ahmetaj ndodhet në Zvicër, së bashku me partneren aktuale dhe vajzën e mitur, nuk dihet nëse Maçka aktualisht është apo jo në Shqipëri./ZËRI