Aktualitet

Dosja Veliaj/ Çfarë lidhje ka 60 mijë euroshi cash me ndërtuesit “famëkeq” të pallateve që u shembën nga tërmeti në Durrës

Në dosje, ekonomistja njofton financieren që ka dhe diçka të hapur (supozohet një pagesë) me kompaninë "Jedas", e cila shfaqet për herë të parë në komunikimet mes tyre.

k.m.
Dosja Veliaj/ Çfarë lidhje ka 60 mijë euroshi cash me
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANË- Një detaj tjetër është nxjerrë nga dosja për çitin Veliaj-Xoxa që mesa duket lidhen edhe me firmën "Doma CO" (ish-"JEDAS"). Në dosjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), hetuesit kanë siguruar komunikimet e financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçiut me ekonomisten, ku bëjnë bilancin për firmën "Partners Law". Në dosje, ekonomistja njofton financieren që ka dhe diçka të hapur (supozohet një pagesë) me kompaninë "Jedas", e cila shfaqet për herë të parë në komunikimet mes tyre.

"Madje ajo shton: nuk jam shumë e qartë. Është bisedë ndërmjet shefave. Këto komunikime që dëshmojnë mënyrën e financimit të shtetases Ajola Xoxa tek të dy shoqëritë e menaxhuara prej saj, prej një subjekti tregtar pronari i të cilit rezulton i lidhur ngushtë me bashkinë Tiranë, si për shkak të njohjes personale me kryetarin e saj Erion Veliaj ashtu edhe me përfitime të lidhura me bashkinë që ky shtetas drejton, hedhin edhe pikëpyetje në lidhje me një shoqëri tjetër, të emërtuar Jedas, për të cilën ekonomistja e "Rametal" shpk jep llogari që ka disa pagesa të palikuiduara tek financierja e shtetases Ajola Xoxa, Adela Kondakçiu,"-bëhet me dije në dosjen e SPAK.

Për qartësim, "shefja" e Adelës, referuar të gjitha komunikimeve është Ajola Xoxa, duket se edhe shoqëria "Jedas" ka lidhje me këtë të fundit. Më tej, ekonomistja e "Rametal" shpk i thotë Adelës: Sapo mora një konfirmim nga shefi. Javën e ardhshme do procedojme me një pagesë prej 30.000 (ndoshta euro).

Gjatë periudhës 2021-2023, "Partners Law" ka bërë faturime për shumë kompani, por në tabelë shfaqet sërish shoqëria "Jedas" për detyrimet ndaj së cilës nuk kuptohet pse duhet të njoftohet financierja e Ajola Xoxës. Sërish në biseda, Adela Kondakçiu i thotë koleges se për "Jedas" ka folur me shefen, për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se detyrimi prej 60.000 euro, i shënuar si CASH ndaj shoqërisë "Jedas" do t'i likujdohet për Ajola Xoхën.

"Në fund, sipas kësaj tabele detyrimi i mbetur ndaj këtyre shoqërive është 87.000 euro, ndërsa pagesat e bëra në favor të tyre, duke hequr këtu pagesën cash për "Jedas" shpk, kap shifrën e 194.000 euro në vetëm 2 vite. Pra, në total shoqëritë e kontrolluara nga Ajola Xoxa, sipas kësaj tabele, përfitojnë nga shoqëritë e kontrolluara nga shtetasi Elman Abule shumën prej 281.000 euro në vetëm tre vjet. Shërbimet e ofruara kundrejt kësaj pagese janë për konsulencë ligjore,"-bën me dije Xoxa.

Por kush është kompania në fjalë?

Dosja Veliaj/ Çfarë lidhje ka 60 mijë euroshi cash me

"Doma CO. (ish "JEDAS")" është një kompani në pronësi Selim dhe Dorian Domës, të cilët të dy kanë nga 50% të aksioneve. Kompania është themeluar në vitin 2006 në Durrës, që ka pasur një "boom" ndërtimi në vitin 2016. Në vitin 2016 kjo firmë ka pasur një bum aktiviteti, por më shumë për të u zbuluan në vitin 2019, pikërisht kur në Durrës dhe në Shqipëri u ndjenë të dridhurat e tërmetit që u mori jetën dhjetra qytetarëve. Një nga shmë pallatet e tyre mbetën të dëmtuar rëndë nga tërmeti. Bëhet fjalë për “Kompleksi Rezidencial Jedas” – i përbërë nga 3 kulla 12-katëshe dhe 270 apartamente. Në aktin e konstatimit për dëmet e tërmetit që mban datën 2 dhjetor 2019, Instituti i Ndërtimit e klasifikoi kompleksin Jedas të kategorisë “DS4” – shkalla e dëmit ‘dëmtim i rëndë’. Kështu, me cilësinë e dobët të ndërtimit i rrezikuan jetën 300 familjeve. Edhe pse morën përsipër riparimet, nuk e përmbushën detyrimin duke bërë që banorët të dilnin në protestë. Fondi i përcaktuar për riparimin e pallatit me sipërfaqe totale 32 mijë metra katrorë është 247 milionë lekë të reja, por firma donte më shumë për një dëm që e kishte shkaktuar vetë nga cilësia e keqe e punimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB