Aktualitet

Përdorte identitet të rremë për t'u prezantuar me "viktimat", arrestohet 21-vjeçari që zhvaste paratë e qytetarëve

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i riu është arrestuar në flagrancë në momentin që shkoi për t'i marrë një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.

zh.ll
Përdorte identitet të rremë për t'u prezantuar me
Erjon Hoxha

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçarin Erjon Hoxha, i cili dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa qytetarë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i riu është arrestuar në flagrancë në momentin që shkoi për t'i marrë një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë. Erjon Hoxha përdorte identitet të rremë, me qëllim përfitimin e shumave parash. Ndaj 21-vjeçarit hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme mashtrimi. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”.

Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan. Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

21-vjeçari u shpall në kërkim në qershor të këtij viti nga Policia e Vlorës, pasi u kallëzu në polici nga pronari i një hoteli në fshatin turistik Palasë, pasi është larguar pa kryer pagesën prej 450 eurosh. Por jo vetëm kaq, i riu ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ku viktima kishin rënë disa vajza që iu kishte marrë shuma parash apo dhe varëse floriri, ndërsa në rrjete sociale reklamonte jetën e tij luksoze./ZËRI

Poll

MOS HUMB