Aktualitet

Dosja/ Zbardhen bisedat Gjika–Aliu, ankesat për "mallin": Mos të jenë edhe këto të djegura...s'ka shans o vlla

Gjika përshkruhet si personi që siguron dhe furnizon sasi të mëdha kokaine, ndërsa Aliu si ai që organizon nxjerrjen dhe transportin e saj drejt tregjeve evropiane.

zh.ll
Dosja/ Zbardhen bisedat Gjika–Aliu, ankesat për "mallin":
isa aliu-dritan gjika

TIRANË- Në dosjen hetimore që ZËRI disponon, evidentohet një marrëdhënie e drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes të hetuarve Dritan Gjika dhe Salvatore Aliu, ku secili prej tyre rezulton me rol të ndarë në një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjika përshkruhet si personi që siguron dhe furnizon sasi të mëdha kokaine, ndërsa Aliu si ai që organizon nxjerrjen dhe transportin e saj drejt tregjeve evropiane.

Megjithatë, në qendër të komunikimeve rezultojnë edhe ankesat për cilësinë e lëndës narkotike të trafikuar. Në disa biseda, Aliu i referohet problemeve me “mallin”, duke pretenduar se ka pakënaqësi nga shpërndarësit në Evropë, ndërsa Gjika kërkon sqarime dhe informacion për çdo pretendim apo detyrim të mundshëm.

Sipas dosjes, në datë 03.09.2020, i hetuari Dritan Gjika, i ka siguruar e dorëzuar Salvatore Aliut e njerëzve të tij një sasi prej 1105 kilogram kokainë, të cilën pas dorëzimit, Salvatore Aliu ka bërë të mundur nxjerrjen e sigurtë nga Ekuadori drejt Evropës. Gjatë komunikimeve ndërmjet tyre evidentohet qartazi marrëdhënia ndërmjet të hetuarve Aliut e Gjikës, ku ky i fundit i uron Aliut "Të prihet ty mar dhe mu automatikisht".

Pas sekuestrimit së sasisë 1100 kg, nga policia hollandeze, duke përdorur qentë antidrogë, i hetuari Salvadore vijon organizimin me të hetuarin Dritan Gjikën etj, për ngarkesa të tjera lënde narkotike, duke porositur këtë të fundit që ngarkesat në vijim të bëhen duke marrë masa edhe kundër zbulimit nga qent antidrogë. Në 07.10.2020, identifikohen këto dy shtetas duke bërë pregatitje për një dërgesë tjetër të konsiderueshme ku i hetuari Dritan Gjika pyet të hetuarin Salvadoren nëse do të kalojnë lek në Kali për mallin dhe ky i fundit i konfirmon se do të kalojnë 1 (një) milion.

Bisedat në dosje:

Gjika: Vlla po me pyt do kalojn lek ne kali per madhin sot

Siç e thame

Aliu: Po 

Do kalojm

Gjika: Ok vlla se me pyti

Aliu: 1 miljon

Evidentohet se në disa raste, i hetuari Salvatore Aliu i ankohet të hetuarit Dritan Gjikës (më datë 15.09.2020) për cilësinë e kokainës, duke i shpjeguar se ka ankesa nga njerëzit e tij, të cilët shesin kokainën në Evropë. Lidhur me këto ankesa, i hetuari Dritan Gjika i kërkon të hetuarit Aliut që nëse ka ndonjë detyrim për t'i paguar, le t'a vejë në dijeni. Gjithashtu, edhe më datë 16.09.2020 Salvatore Aliu njofton Dritan Gjikën për gabimin që kanë bërë në prodhim (përmendur si Kuzhina) lidhjet e Gjikës, dhe i kërkön këtij të fundit që t'u shpjegojë sesi duhet prodhuar që kokaina mos të dalë si e djegur, duke konfirmuar kështu edhe faktin që është Gjika ai që mban kontakte me prodhuesit e kökainës.

Bisedat në dosje:

Aliu: Vlla 

Si je me malle

Aman se mos te jen dhe keto te djegme

Qe kemi nise vlla

Njerzit

Se na kan cmen te gjithe

(i çon një foto të mallit)

Kure te doli kjo

Keto qe jan me te mira ja ke cu te gjitha pashkos

Ti

Care dije qe nuke benin mi fute te gjitha mu

Gjika: Vlla po leni kto muhabete ja kam qu pashkos!

Po te thash sa te kan dal se me shum se dy copa nuk te kan dal

Aliu: Jo pz

Shum me teper

Nja 10 i kan dal nipit

Nja 20 daljes

Kete me thon

Gjika: Jo prz vlla se nuk ka shans

Jo vlla prz se e din vllai jam dakort po qe se kam detyrim flasim si te kompesoj po nuk kan dal aq shum prz

Aliu: Nuk po te them per detyrim

Të dhënat e përftuara nga komunikimet, ndërmjet tyre, ndërmjet datave 21-23 shtator 2020, mësohet qartë që i hetuari Salvatore Aliu është përgjegjës dhe kontrollon nisjen sigurtë të kokainës (në këtë rast të Gjikës) nga porti i Guyauquil, Ekuador, duke e vënë në dijeni të hetuarin Gjikën lidhur me ecurinë e procesit të nisjes së kokainës, e pas konfirmimit që kontejnerët janë kontaminuar e hipur në anije, këta dy individë vijojnë bisedën për llogaritë e pagesave që kanë ndërmjet tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB