
TIRANË-Endri Xhaferri, 22 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të dielë pasi merrte fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale dhe më pas i publikonte me adresa false. Pasi merrte fotot dhe hapte profilet, Xhaferri postonte shkrime dhe fjalë fyese dhe denigruese. Për të fshirë postimet, ai u kërkonte “viktimave” të tij 1000 euro. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 22-vjeçari është i njohur për autoritetet, pasi dhe më herët shantazhonte njerëz me foto dhe video që ua merrte nga profilet e tyre. Po ashtu Policia bën me dije se gjatë hetimeve për kapjen e tij është zbardhur dhe një ngjarje e vjetër që kishte si autor Endri Xhaferrin.