Aktualitet

Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe lejen e HEC-ve për të vëllanë

Agron Malaj ishte thirrur nga prokurorja Enkelejda Millonai.

k.m.
Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe
Agron Malaj

TIRANË- Kreu i bashkisë së Burrelit, Agron Malaj u paraqit sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë dëshminë e tij lidhur me një dosje të dorëzuar nga avokatja, Adriana Kalaja. Kjo e fundit, në vitin 2023 ka dërguar në SPAK dy kallëzime për kryebashkiakun Malaj dhe të vëllanë e tij, Fatos Malaj. 

Ndaj sot, sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", Agron Malaj ishte thirrur nga prokurorja Enkelejda Millonai. Kjo e fundit po kryen hetime për procedimin Nr.152 të regjistruar në SPAK në vitin 2024 dhe për dosjen Nr.273 të regjistruar në vitin 2023. Akuza e përbashkët në këto dy dosje është ajo e shpërdorimit të detyrës.

"SPAK po monitoron situatën zyrtare të Agron Malaj, Elvin Tivarit, Fatos Malaj dhe Erion Veliaj, në marrëdhënien që këta persona kanë pasur me investimin në hotelin luksoz “La Brisa” në Dhërmi. Ndërtimi i këtij hoteli në dukje është investuar nga Fatos Malaj dhe ish-zyrtari i bashkisë Tiranë, Elvin Tivari. Por hije të forta dyshime janë ngritur se pas hotelit luksoz fshihet, Erion Veliaj dhe Agron Malaj,"-shkruan gazetari në artikullin e tij. 

SPAK po verifikon dhe pozicionin ligjor të bashkiakut Agron Malaj, i cili ka miratuar lejen për lejimin e punimeve me qëllim ndërtimin e dy hidrocentraleve të vegjël “Traja” dhe “Madheshit”. Sipas kallëzimit, ka dyshime se Agron Malaj ka miratuar një leje ndërtimi në favor të të vëllait, veprim që është në konflikt të hapur interesi.

Edhe pse ka qëndruar për disa orë në SPAK, nuk dihet me saktësi se çfarë thënë në dëshminë e tij para hetueses së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB