Aktualitet

E moshura në Pogradec i vë flakën shtëpisë

Raportohet se ngjarja është regjistruar në një hyrje pallati në afërsi të shkollës 9 vjeçare M.E.Minarolli, ku 77-vjeçarja jeton e vetme.

E.K
E moshura në Pogradec i vë flakën shtëpisë
Pamje nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Një e moshuar i ka vënë flakën banesës së saj këtë të martë në Pogradec. Raportohet se ngjarja është regjistruar në një hyrje pallati në afërsi të shkollës 9 vjeçare M.E.Minarolli, ku 77-vjeçarja jeton e vetme. Në vendin e ngjarjen kanë mbërritur menjëherë ekipet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

Sipas Policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Dyshohet se 77-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për zbardhjen e ngjarjes, blutë e Pogradecit kanë ngritur një grup hetimor./ZËRI

Poll

MOS HUMB