
DURRËS- Konfirmohet zyrtarisht shoqërimi i bashkëshortit të Bedrie Lokës në ambientet e komisariatit të policisë në Durrës, pas dyshimeve se ai mund të ketë ushtruar dhunë në drejtim të së ndjerës. Burime për ZËRIN e konfirmuar ndalimin e tij që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që tashmë konfirmohet dhe nga policia e Durrësit. Ai është shoqëruar dhe pritet që ti ngrihet akuza se e ka shtyrë bashëkëshorten e tij drejt vetëvrasjes.
Bashkëshorti i Bedrie Lokës ishte kthyer vetën së fundi pranë familjes, për festat e fundvitit. Pikërisht këtu kanë nisur dhe konfliktet në familje, ku sipas burimeve të afërta me viktimën ajo ishte e dhunuar, e madje me shenja të nxira në trup, edhe ditën kur u gjet e pajetë.
Që bashkëshorti ishte i dhunshëm, është pranuar dhe nga vëllezërit e viktimës, në dëshminë e tyre dhënë para hetuesve. Menjëherë pas publikimit të rastit të dyshimtë të vetëvrasjes në media, bashëkëshorti i 41-vjeçares do të deklaronte dhe bënte përgjegjëse kushërirën e viktimës, që sipas tij i kishte hapur profilet fallso në rrjetet sociale. Megjithatë Tiktoku nuk duket se ka qenë i vetmi shkak për vetëvrasjen, dhe tashmë vetë burri është në listën e të dyshuarve. /ZËRI