Aktualitet

E rëndë! 10-vjeçari kallëzon se u ngacmua seksualisht, Policia nis hetimet ndaj adoleshentit në Gjirokastër

Mësohet se në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët konsiderohen dëshmitarë.

I.F
E rëndë! 10-vjeçari kallëzon se u ngacmua seksualisht,
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës po heton një rast të një ngacmimi seksual të një të mituri. Bëhet me dije se një 10-vjeçar ka kallëzuar në Polici një 17-vjeçar se e ka ngacmuar seksualisht.

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Mësohet se në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët konsiderohen dëshmitarë. I mituri pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tiranë, për të bërë verifikimin e plotë të pretendimeve. Të miturit e përfshirë janë pjesë e komunitetit rom.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht këtë rast të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB