TIRANË- Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit zyrtar, tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në sektorin mjekësor dhe në shërbimet e kujdesit personal (estetikë) se publikuar lista e pagave indikative për profesionet që operojnë në këta sektorë.
Lista do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve. Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse.
Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat përkatëse.
Struktura e pagave indikative sipas profesioneve
Pagat më të larta:
Kirurgji e Përgjithshme & Vaskulare – 200,000 lekë
Kirurgji e Specializuar (Neuro/Kardio/Ortopedi/Plastike) – 215,000 lekë
Kardiologji / Gastroenterologji / Endokrinologji – 200,000 lekë
Neurologji / Psikiatri / Psikologji – 200,000 lekë
ORL / Dermatologji / Alergologji / Reumatologji – 190,000 lekë
Pediatri / Gjinekologji-Obstetrikë / Neonatologji – 210,000 lekë
Okulistikë / Urologji / Onkologji / Tjerë – 205,000 lekë
Anesteziologji / Reanimacion – 215,000 lekë
Pagat mesatare:
Mjek i Përgjithshëm – 163,000 lekë
Mjek Familje & Kujdesi Parësor – 165,000 lekë
Mjekë Specialistë të Tjerë – 140,000 lekë
Kirurgji Dentare & Goje – 170,000 lekë
Dentist & Stomatolog – 110,000 lekë
Dentistri e Specializuar (Orto/Pedo/Prosto/Perio) – 105,000 lekë
Infermier i Përgjithshëm – 100,000 lekë
Kryeinfermier – 125,000 lekë
Mami & Kryemami – 110,000 lekë
Farmacist – 110,000 lekë
Farmakologji / Teknik Farmaci – 120,000 lekë
Laborant Mjekësor – 100,000 lekë
Bakteriologji / Biokimi / Shkenca Mjekësore – 115,000 lekë
Imazheri / Radiologji / Terapi Rrezatimi – 100,000 lekë
Optikë / Optometri – 110,000 lekë
Fizioterapi – 90,000 lekë
Terapi (/Logo/Ergo/Okupacionale) – 95,000 lekë
Dietologji – 100,000 lekë
Drejtim & Menaxhim Shëndetësor – 140,000 lekë
Të Dhëna / Statistikë / IT Mjekësore – 135,000 lekë
Përfaqësues shitjesh mjekësore – 130,000 lekë
Pagat më të ulëta:
Teknik & Laborant Dentar – 80,000 lekë
Asistentë Mjekësorë & Dentarë – 85,000 lekë
Sekretar / Recepsion / Informacion Mjekësor – 85,000 lekë
Ndihmës & Mbështetës Mjekësor – 90,000 lekë
Sektori i kujdesit personal:
Berberë & Parukierë – 75,000 lekë
Estetistë & Kozmetistë – 80,000 lekë
Manikyristë / Pedikyristë / Make-up – 80,000 lekë
Trajner Joge/Gjimnastik/Sporti – 80,000 lekë
Instruktor aerobi/kërcimi/palestre – 80,000 lekë
Instruktor personal – 120,000 lekë
/ZËRI