Aktualitet

E rëndë në Korçë! Foshnja 2 muajshe rrezikon jetën, niset drejt Tiranës, dyshohet nga kequshqyerja

Foshnja peshonte vetëm 1 kilogram, njësoj si në momentin kur ka lindur dy muaj më parë, çka sipas mjekëve tregon se nuk ka pasur zhvillim apo ushqyerje të shëndetshme gjatë kësaj periudhe.

F.I
E rëndë në Korçë! Foshnja 2 muajshe rrezikon
foto ilustruese

KORÇË-Një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një foshnje 2 muajshe, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur me urgjencë drejt Tiranës. 

Sipas raportimeve paraprake foshnja ka lindur dy muaj më parë prematurë, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Fillimisht ai është trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, nga ku kishte dalë në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, pas kthimit në banesë, gjendja e tij dyshohet se është përkeqësuar ndjeshëm.

Nga ekzaminimet rezultoi se parametrat jetësorë ishin në kufijtë minimalë, ndërsa mjekët thanë se në momentin kur foshnja ka mbërritur në pediatri ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore.

Dyshohet se gjendja e rëndë shëndetësore ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja peshonte vetëm 1 kilogram, njësoj si në momentin kur ka lindur dy muaj më parë, çka sipas mjekëve tregon se nuk ka pasur zhvillim apo ushqyerje të shëndetshme gjatë kësaj periudhe. Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB