Aktualitet

E rëndë në Tiranë, shpërthen bombula e gazit në banesë, 3 familjarë të lënduar

3 familjarët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit

E.K
E rëndë në Tiranë, shpërthen bombula e gazit në
Foto ilustruese

TIRANË- 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bombule gazi, në zonën e Saukut në Tiranë.

Policia njofton se në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB