Aktualitet

E strehoi në banesë, Gjykata lë në burg kushëririn e Marklen Hakës, ai kyç gojën para hetuesve

Marklen Haka, një prej emrave më të përfolur si pjesë e bandave të Niklës, strehohej në banesën e kushëririt të tij, i cili u vu në pranga për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje

E.K
E strehoi në banesë, Gjykata lë në burg kushëririn e
Pamjet nga arrestimi i Marklen Hakes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Klajdi Hakën, i cili u vu të premten në prangat e policisë. I riu akuzohet se ka strehuar në banesën e tij të shumëkërkuarin e drejtësisë Marklen Haka, i cili u vu gjithashtu në pranga.

Gjatë kontrollit në banesën ku strehohej strehohej Marklen Haka u gjet një armë zjarri. Për këtë arsye, Klajdi Haka akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, përveç akuzës për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.

Klajdi Haka fillimisht u shoqërua në ambientet e policisë së bashku me Marklen Hakën, ku më pas iu komunikua edhe arrestimi. Gjatë daljes së sotme në Gjykatë ai ka refuzuar që të flasë përpara trupës, duke pranuar në këtë mënyrë masën e arrestit me burg.

Të premten, RENEA dhe policia e Tiranës në një operacion arrestuan në zonën e Niklës Marklen Hakën, një nga anëtarët e bandës së Niklës.

Ai akuzohet se është përfshirë në planet për vrasjen e Durim Bamit. Haka ka qënë i shoqëruar edhe për atentatet e mëparshme ndaj Gentjan Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës.

Ndërkohë edhe vetë Marklen Haka i ka shtëtuar disa atentateve, që dyshohet se kanë ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Vetë Marklen Haka, teksa doli dje përpara Gjykatës, ku u njoh dhe me masën e sigurisë, mohoi përfshirjen në planet për të vrarë Durim Bamin, ndërsa tha se nuk ka pasur akses në aplikacionet e koduara, ku janë zbuluar edhe përgjimet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB