
BOLONJA- Një 27-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar në Bolonja, pasi po qarkullonte me kokainë në makinë. Sipas policisë italiane, i riu kishte mbështjellë disa pako kokainë që nëse përfundonin në treg ato do të sillnin miliona euro të ardhura. Ai kishte mbështjellë disa pako me natriban edhe “markat” e tyre të stampuara, kryesisht me një kalë të vizatuar me shkronjën “R” në cep dhe kartëmonedhën amerikane të prerjes 100 dollarëshe.
Hetuesit besojnë se këto shenja dalluese i përkisnin grupeve të destinuara për t’u dorëzuar ngarkesa.
27-vjeçar ishte duke udhëtuar me një makinë “Fiat Punto”, kur sistsemi i leximit të targave ka konstatuar ndaj tij një gjobë mbi 25 mijë euro. Më pas ai u ndalua nga policia dhe për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë, efektivët ushtruan kontroll mbi makinën e tij.
Në bagazhin e makinës kishte 14 blloqe kokaine, me peshë mbi 1,1 kg secila (15,6 kg në total). Droga e destinuar për trafik do të sillte disa milionë euro të ardhura. Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolonjës. /ZËRI