
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshorten, Linda Rama ku shihet krah Presidentit amerikan, Joe Biden dhe gruas së tij. Ai e ka cilësuar foton si “Photo of the Day” (Foto e ditës) në postimin e tij ne Facebook.
Përveç Joe Biden, kryeministri shqiptar ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në amerikë.
Prej gjashtë ditësh Rama ndodhet në Amerikë dhe deklaratat e tij në tokën amerikane kanë bërë bujë në të gjithë botën. Kryeministri Edi Rama në një intervistë në SHBA pak ditë më parë njoftoi se do t'u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Rama u shpreh se qëllimi i shtetit të ri ishte promovimii një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.
Rama prej disa ditësh ndodhet në SHBA ku mori pjesë edhe në Asamblenë së Kombeve të Bashkuara dhe ku konfirmoi përpara liderëve botërorë krijimin e "Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi".
Gjatë qëndrimit të tij në New York, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme politike, ai ishte pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste/ ZËRI