Aktualitet

Ekzekutimi i Ardit Spahiut/ Gazeta belge: Franc Çopja del nesër para gjyqit

Çopja së bashku me tetë të tjerë do të gjykohen për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jans-Molenbeek me pistoleta gjysmë-automatike.

F.I
Ekzekutimi i Ardit Spahiut/ Gazeta belge: Franc Çopja del nesër para
Franc Çopja

BELGJIKË- Franc Çopja do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit. Gazeta belge, NIEWSBLAD raporton se Çopja së bashku me tetë të tjerë do të gjykohen për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jans-Molenbeek me pistoleta gjysmë-automatike.

Spahiu u qëllua me armë zjarri në një atentat më 27 nëntor 2020, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan nëntë të dyshuar, përfshirë Franc Gergelyn, figurë kyçe e klanit Çopja. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën e krimit. Ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në vitin 2010 u arrestua nën dyshimin për përfshirje në një vrasje në qytetin e tij të lindjes, Elbasan. Spahiu i përkiste klanit Alibej, i cili prej vitesh ishte në konflikt me klanin rival Çopja.

Pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit Çopja në Londër, dhuna mes dy grupeve kriminale u përshkallëzua. Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve.

Franc Çopja është krimineli i parë i drogës që është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë. Ai ndodhet në paraburgim në Belgjikë që nga fundi i vitit 2023 dhe dyshohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ardit Spahiut. Juria e procesit u përzgjodh të hënën. Të enjten procesi nis zyrtarisht me leximin e aktakuzës, e cila përbëhet nga plot 204 faqe./ZËRI

Poll

MOS HUMB