Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit grek/ Gialias kishte aktivitet ekonomik dhe në Shqipëri! (DYSHIMET)

Pasi u ekzekutua me kallashnikov, ai u dogj brenda në makinë.

E.K
Ekzekutimi i biznesmenit grek/ Gialias kishte aktivitet ekonomik dhe në
Christos Gialias

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit grek një natë më parë Christos Gialias, i cili u qëllua për vdekje në Mandra të Athinës. Raportohet se 59-vjeçari është dhe pronar i një biznesi në Labinot të Elbasanit ndërsa disa vite më parë i kanë ekzekutuar dhe gruan, Frederiki Karzi. Ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Gruaja u vra në derën e shtëpisë së saj në Mandra. Pas vrasjes së gruas, ai u martua me një shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë.

Ndërkohë Policia greke ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Pasi u ekzekutua me kallashnikov, ai u dogj brenda në makinë. Kristo Gialias ishte aktiv edhe në fushën e ngarkim-shkarkimit. Ai ishte pronar i kompanive të njohura ndërkombëtarisht, "FARMA KATERINA", "G&G", "G-EXPRESS", dhe "BELLA GRECO". Pas vrasjes së 59-vjeçarit, Policia thotë se pas vrasjes së tij qëndrojnë vrasës profesionistë, të cilët e kanë vëzhguar dhe kanë pritur momentin e sulmit.

Ai ka qenë me precendent të shumtë penale në të kaluarën, pasi i ishin gjetur armë zjarri. Mësohet gjithashtu se biznesmeni ka qenë i përfshirë në të kaluarën, sipas autoriteteve greke, edhe në trafikun e drogës. Ai kishte më tepër se 4000 punëtorë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë. Këtu po heton dhe Policia, në listën e të dyshuarve përfshihen dhe shqiptarë, por ende nuk ka detaje të tjera.

Ndërkohë në momentin e vrasjes, truproja i tij personal nuk ndodhej me të. Ndërsa thuhet se ai lëvizte i shoqëruar ndërsa në shtëpi kishte një sistem të lartë sigurie me kamera dhe njerëz përreth saj. Një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, duke folur për mediat greke deklaron se ka parë një makinë të zezë në zonë para se të ndodhte atentati.

“Në rrugicën tonë ka hyrë një makinë e zezë. Në një moment, para se të ndodhte vrasja. Ai u largua menjëherë”, tha dëshmitari okular, duke përshkruar sekondat që pasuan pas goditjes.

Gjithashtu raportohet se Christos Gialias ishte marrë edhe me futboll në të kaluarën dhe kishte drejtuar ekipin e futbollit të Trikalas nga viti 2015 deri në vitin 2017. Në veçanti, ai ishte pronar i skuadrës së AO Trikala kur luante në kategori të ulëta profesionale, president i PAE Panelefsiniakos, ndërsa ishte edhe president i Mandraikos. Ai ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i ngushtë i grupit Pietris./ZËRI

Poll

MOS HUMB