
FIER- Agim Gashi është autori i ekzekutimit të Elton Javorit, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Zëri ka siguruar dhe foton e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja me një benz në ngjyrën gri.
Makina me të cilën autori është larguar nga vendngjarja është "E class coupe' me targa shqiptare e prodhimit pas vitit 2011 me ngjyrë të errët. Vlera në treg e kësaj makine është 12- 15 mijë euro, ndërkohë që pamjet janë siguruar nga kamerat pranë zonës ku ka ndodhur vrasja.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit të Fierit, me qëllim kapjen e autorit.
Zëri ka siguruar dhe pamjet ekskluzive të vrasjes, ku shihet se si viktima qëllohet teksa është duke ecur me mjetin e tij.
Burime bëjnë me dije se ndryshe nga sa u raportua në disa media, ngjarja nuk ka ndodhur për marrëdhënie familjare, por për një sherr të ndodhur mes viktimës dhe autorit në Gjermani.
Viktima kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezulton me precedentë penalë, ndërkohë që autori Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.
/Zëri