Aktualitet

Ekzekutimi i Faton Hajrizit, Vuçiç: Autoritetet bënë punën e tyre, ka gjëra të çuditshme në këtë histori

Vuçiç u shpreh se autoritet e Serbisë kanë kryer punën e tyre

f.t
Ekzekutimi i Faton Hajrizit, Vuçiç: Autoritetet bënë
 Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor i vrasjes së efektivit serb. Vuçiç u shpreh se autoritet e Serbisë kanë kryer punën e tyre, teksa shton se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe shprehet se “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiç, raporton Alo.rs.

Më tej Vuçiç, shtoi se Faton Hajrizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se reklamohej në rrjete sociale dhe kritikonte qeverinë e Kosovës.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme. Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, imagjinoni të arratisej nga burgu dhe të shkonte në Gjermani”, ka thënë ai. 

Poll

MOS HUMB