Aktualitet

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Kamerat kapin autorin, ishte i maskuar me shall dhe kapele

Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall.

k.m.
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Kamerat kapin autorin, ishte i
Foto ilustruese

VLORË- Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall.

Sapo i është afruar viktimës, e ka qëlluar 4 herë me armë zjarri dhe u largua. Viktima ndërroi jetë pasi mori 2 plumba në kokë dhe 2 të tjera në trup.

Hoxhaj nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB