
TIRANË- Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi është ekzekutuar në Greqi. Ai po udhëtonte me makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij në momentin që iu zu pritë nga autorët. Vrasësit pritën momentin që gruaja e Brahimit zbriti nga makina bashkë me djalin dhe e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur. Dyshimet janë se atentati ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes grupeve kriminale. Roan Brahimi ka qenë në kërkim nga policia për disa ngjarje të rënda. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin e përgjakshëm ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Roan Brahimi është gjithashtu një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku u vra Klisman Preçi. Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve të bixhozit. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalët: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë! Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.