Aktualitet

Ekzekutoi gruan me kallashnikov/ Apeli vendos, burg përjetë për Koço Buzon

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Koço Buzon, që ekzekutoi më 2021 partneren e tij Liljana Buzon para Gjykatës së Elbasanit.

D.XH
Ekzekutoi gruan me kallashnikov/ Apeli vendos, burg përjetë për
Koco Buzo

ELBASAN – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Koço Buzon, ish-policin që ekzekutoi me kallashnikov gruan e tij Liljana Buzon më 2021 përpara Gjykatës së Elbasanit. Motivi i vrasjes ishte fakti se bashkëshortja kishte kërkuar divorcin.

Buzo në muajin maj 2021, vrau me automatik bashkëshorten Luljanën, në sy të fëmijëve. Ish-efektivi e ndoqi pas bashkëshorten e tij dhe e qëlloi nga mbrapa, në kohën kur viktima po ecte me një nga fëmijët e saj. Një person ndërhyri në momentin e krimit dhe ka pasur edhe një përleshje fizike mes tij dhe autorit.

Plumbat e Buzos kapën dhe dy persona që gjendeshin pranë gjykatës, në mënyrë të rastësishme. Njëri prej tyre ishte avokat. Fatmirësisht të dy janë arritën të mbijetojnë. Koço Buzo kishte planifikuar gjithçka. Ai mbante armën brenda një çante sportive dhe kishte menduar të vriste gruan e tij brenda sallës së gjyqit.

Vrasja ishte një krim i paralajmëruar. Liljana Buzo e kishte denoncuar bashkëshortin që prej vitit 2020 për dhunë të vazhdueshme. Viktima ishte kërcënuar disa herë nga bashkëshorti, ndërsa Liljana Buzo disa herë kishte ikur nga banesa, që fëmijët të mos shikonin shenjat e keqtrajtimit nga ana e Koço Buzos. Ky i fundit ka qenë një efektiv policie, ndërsa kishte shërbyer edhe si roje pranë Gjykatës së Elbasanit, vend ku ndodhi krimi i rëndë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB