Aktualitet

EMRAT/ Këta janë 2 burrat që përdhunuan të riun e sëmurë në Elbasan! Ekspertiza konfirmon aktin

Ata janë Bledi Jolla dhe Rexhep Balla. Raportohet se gjatë marrjes në pyetje njëri prej tyre ka pranuar pjesërisht ngjarjen. 

E.K
EMRAT/ Këta janë 2 burrat që përdhunuan të riun e
Foto ilustruese

ELBASAN- Ekspertiza mjekoligjore ka kofirmuar se 31-vjeçari me probleme të shëndetit mendor në Elbasan është përdhunuar nga dy burrat, tashmë të vënë në pranga për aktin e rëndë. Ndërkohë mësohen dhe emrat e tyre. Ata janë Bledi Jolla dhe Rexhep Balla. Raportohet se gjatë marrjes në pyetje njëri prej tyre ka pranuar pjesërisht ngjarjen. 

Ai ka treguar se e kanë zhveshur 31-vjeçarin, teksa ai u kishte dërguar kafenë në vendin ku punonin si roje. Policia për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të djalit dhe probleme të tij e ka të vështirë marrjen e tij në pyetje. I riu vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe epilespia. Denoncimin në polici për ngjarjen e ka bërë nëna e 31-vjeçarit. Ndërkohë vijon marrja në pyetje e abuzuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB