
TETOVË – Ilmi Ismaili është 60-vjeçari, që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushërinjtë e tij, 52 dhe 28 vjeç. Viktimat e ngjarjes së rëndë mësohet se janë babë e bir. Fillimisht u tha se sherri ka nisur për një vend parkimi, por mësohet se konflikti ka ka qenë për shkak të çështjeve të pronësisë. Autori ka qëlluar në drejtim të dy personave, duke i lënë të vdekur.

Edhe pse babë e bir fillimisht kanë qenë të plagosur dhe janë dërguar në spital me plagë në trup, nuk kanë mbijetuar dot. 60-vjeçari kishte disa vite që ishte kthyer nga emigrimi dhe jetonte në fshatin e tij të origjinës, që ndodhej në periferi të qytetit të Tetovës. Në një njoftim për mediat, policia dha detaje për ngjarjen. “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 60-vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Ilmi Ismaili, 60 vjeç, pas një sherri për pronën vrau një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir./ZËRI/