Aktualitet

EMRI+ FOTO/ Shpallet në kërkim për vrasje shqiptari! Policia britanike: Person i rrezikshëm

Kryeinspektori i Hetimit, Neil Rwlinson, deklaroi se duhet menjëherë të gjendet shqiptari.

f.t
EMRI+ FOTO/ Shpallet në kërkim për vrasje shqiptari! Policia
ARLIND HASHANI

BRITANI E MADHE- Një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar si Arlind Hashani është shpallur në kërkim nga policia britanike, për shkak se dyshohet se është autori i vrasjes së një të riu në 29 dhjetor të vitit të kaluar në Londër.

EMRI+ FOTO/ Shpallet në kërkim për vrasje shqiptari! Policia
ARLIND HASHANI

20-vjeçari është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor 2023 në Abbey Estate pranë St John’s Wood, ku qëlloi me thikë Ahmed Jamën. Edhe pse 29-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Fillimisht u vunë në pranga katër të rinj, si të dyshuar për vrasjen. Më 4 janar, një 21-vjeçar u vu në pranga si i dyshuar për vrasje. Më 7 janar, një 25-vjeçar u arrestua me dyshimin se po ndihmonte kriminelin. Dy 25-vjeçarë u arrestuan më 17 janar me dyshimin për komplot për të kryer vrasje.

Ata u liruan me kusht, deri në përfundimin e hetimeve. Kryeinspektori i Hetimit, Neil Rwlinson, deklaroi se duhet menjëherë të gjendet shqiptari.

“Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar”-deklaroi Policia britanike.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB