Aktualitet

EMRI/ Identifikohet autori që vrau policin në Fier

Policia e Fierit bën me dije se në momentin e ngjarjes, efektivi Novruz Cenalia ka qenë jashtë shërbimit.

E.K
EMRI/ Identifikohet autori që vrau policin në Fier
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Asllan (Azgan) Mernica është autori i vrasjes së efektivit të Forcave Shqiponja Novruz Cenalia në fshatin Baltëz. Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë, ndërsa efektivi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë ngjyrë blu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri të çastit mes autorit dhe viktimes. Policia e Fierit bën me dije se në momentin e ngjarjes, efektivi Novruz Cenalia ka qenë jashtë shërbimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB