
Pamje nga operacioni i Policisë
KORÇË- Policia ka shpallur në kërkim Sadriano Duçin, i cili akuzohet për përshtatjen e një magazine si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Duçi konsiderohet si "koka" e grupit kriminal të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Raportohet se magazina ishte marrë me qira nga Duçi prej Demir Shahut, për një periudhë të caktuar kohe, dhe më pas ishte shfrytëzuar për përpunimin e lëndës narkotike.
Ky operacion policor ka qenë rezultat i disa javë hetimesh të cilat kanë çuar në arrestimin e 6 personave, të cilët dyshohet se ndodheshin brenda magazinës në momentin e ndërhyrjes dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndëve narkotike./ ZËRI
Poll