Aktualitet

EMRI/ Cigarja që nuk piu kurrë, shqiptari bie nga shkallët e shtëpisë dhe vdes, lë pas 2 fëmijë të mitur

Bëhet fjalë për Flogert Rroshin, i cili la pas bashkëshorten e tij Esmën dhe dy fëmijët e mitur 14 dhe 10 vjeç. 

a.l
EMRI/ Cigarja që nuk piu kurrë, shqiptari bie nga shkallët e
Flogert Rroshi

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e një incidenti në shtëpi, pasi ra nga shkallët e banesës ku jetonte. Bëhet fjalë për Flogert Rroshin, i cili la pas bashkëshorten e tij Esmën dhe dy fëmijët e mitur 14 dhe 10 vjeç. 

Siç raportojnë mediat italiane, emigranti fatkeq, i cili më 29 dhjetor 2023 ishte pajisur me nënshtetësi italiane, po zbriste në katin e parë të shtëpisë për të pirë cigare para se të flinte gjumë. Rënia ishte fatale dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve Flogert Rroshi ndërroi jetë. 42-vjeçari i ndjerë kishte shkuar në Itali që prej vitti 2000 për një jetesë më të mirë me familjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB