Aktualitet

EMRI/ Përplasi 4 këmbësorët dhe ia mbathi, arrestohet shoferi në Burrel

Të lënduarit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

E.K
EMRI/ Përplasi 4 këmbësorët dhe ia mbathi, arrestohet
Foto ilustruese

BURREL- Arrestohet shoferi Ylber Xhepavdia, 28-vjeçari, i cili pak minuta më parë aksidentoi katër këmbësorë në Burrel dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Blutë e Matit bëjnë me dije se bashkë me shoferin, është shoqëruar në polici dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndihmuar 28-vjeçarin të largohet. Të lënduarit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksidentoi 4 këmbësorë dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, lokalizohet, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari. Shoqërohet në Komisariat dhe një shtetas tjetër, i cili me mjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin. Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat. Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB