
TIRANË- Në dosjen 100 faqëshe të SPAK për grupin kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, bie në sy frika që anëtarët kanë se mos zulohej komunikimi i tyre në aplikacionet e koduara. Në një moment në dosje, Eralbi Brëçani tregon se gjatë një drake që ka qënë duke konsumuar me të atin e tij Erzen Breçanin, ky i fundit e udhëzonte se sit ë ruheshin, pasi po hapeshin ‘petët’ e aplikacionit “sky”.
Eralbi Breçani është vënë në dijeni gjithashtu nga babai i tij se në Shqipëri kishte ardhur një dosje për disa persona, ndërkohë që njerëzit me të cilët ai komunikonte shqetësohen nëse ishte pjesë identiteti i tyre. Ndërkohë që i biri i Breçanit uron me humor që të bjenë të gjithë në një sektor burgu.
Pjesë nga dosja dhe komunikimet mes personave:
Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli...po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.
*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.
Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.
*D****P*, i paidentifikuar: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim
Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.
/Zëri.ai