Aktualitet

Erdgys Arrazi me lidhje jashtëmartesore, dhunonte Almën që të dilte nga shtëpia. Dështojnë kërkimet për gjetjen e trupave

Kërkimet që kanë vijuar edhe gjatë natës, kanë qenë të pasuksesshme për gjetjen e trupave

E.K
Erdgys Arrazi me lidhje jashtëmartesore, dhunonte Almën që
Erdgys, Alma Arrazi dhe 3 femijet e tyre

SHKODËR- Kanë rezultuar pa sukses kërkimet e polumbarëve në Shkodër, për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Drin, pasi janë hedhur nga ura e Bunës. Policia arriti të gjente paraditen e djeshme vetëm trupin e vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila ndryshe nga sa u raportua fillimisht, nuk kishte shenja dhune në trupin e saj, ç’ka deri tani vërteton pistën që nëna është vetëhedhur së bashku me 3 fëmijët e saj në lumë.

Ndërkohë në ambientet e paraburgimit të Shkodrës, qëndron Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt ndërmarrjes së aktit ekstrem, pas konflikteve të vazhdueshme që ata kanë pasur në familjen e tyre. Ai është treguar gjakftohtë në momentin kur i është komunikuar gjetja e trupit të pajetë të vajzës së madhe, ndërsa ka pretenduar se bashkëshortja e tij ka pasur probleme të theksuara mendore.

“Ajo ka pasur probleme të theksuara mendore”, mësohet të jetë shprehur Arrazi përpara grupit hetimor, menjëherë pas arrestimit dhe përballjesme akuzën e rëndë se ka shtyrë drejt vetëvrasjes së bashkëshortes së tij bashkë me fëmijët. Vetë ai më tej në rrëfim ka pranuar konfliktet që ka pasur në çift me Almën, por ka mohuar dhunën ndaj saj dhe ndaj fëmijëve. Megjithatë rrëfimet e të afërmve të tyre tregojnë se prej kohësh Alma ndodhej nën një presion të vazhdueshëm, për shkak se ish-bashkëshorti i saj prej afro 3 vitesh kishte një lidhje jashtëmartesore.

Kjo lidhje ishte bërë shkak që ai ti kërkonte bashkëshortes që të largohej nga banesa e tyre, së bashku me 3 fëmijët e mitur. Policia ka sekuestruar telefona dhe një sërë mjetesh të tjera, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së rëndë, që ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik. Erdgys Arrazi është një emër i njohur për policinë e Shkodrës, pasi së bashku me të vëllanë e tij, janë akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e shtetasit Endri Mustafa, 3 vite më parë. Ishte nëna e këtij të fundit ajo që do të akuzonte publikisht të dy vëllezërit se kanë përdorur të miturin Erdgys Malja për të nxjerrë në pritë djalin e saj dhe e gjitha ishte bërë për llogari të Astmer Bilalit, tashmë i arrestuar, në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Për t’iu rikthyer probleme në çift, kanë qenë familjarët e Alma Arrazit, ata që kanë dëshmuar përpara grupit hetimor, se Erdgysi grindej vazhdimisht me motrën e tyre dhe i kërkonte që të dilte mha shtëpia. I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

Pork jo dëshmi e Arrazit, nuk është e vërtetuar nga policia, pasi për 39-vjeçaren nuk është gjetur ende ndonjë kartelë mjekësore. se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Takimi i fundit i Almës, përpara se ajo të ndërmerrte aktin ekstrem ka qenë me kunatën e saj (motrën e burrit). Kjo e fundit ka rrëfyer në polici edhe dhunën sistematike që ushtronte 31-vjeçari ndaj gruas. 39-vjeçarja ka pirë kafe në shëtitoren në hyrje të Shkodrës dhe pasi secila ka qenë në rrugë të vet, ka shkuar dhe është hedhur në ujërat e lumit Buna, nga ura e vjetër e Bunës. Policia disponon edhe pamjet ku dy kunatat kanë pirë kafe me tre fëmijët.

Tashmë fokusi i policisë është në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, ndërkohë që pritet të zgjerohet dhe numri i personave që do të merren në pyetje për ngjarjen e rëndë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB