Aktualitet

False apo e vërtetë? Autori letër Policisë gjermane: Besarin e vrava sepse më rrahu…

Sipas medias gjermane "Westfalen-Blatt", 33-vjeçari e pranon vrasjen e kryer, por arsyen edhe arsyen. Në letër ai shkruan se e qëlloi Nimanin vetëm nga frika.

k.m.
False apo e vërtetë? Autori letër Policisë gjermane: Besarin
Berat dhe Besar Nimani

BIELEFELD- Një letër është dërguar me email nga Ayman Kritt, një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Sipas medias gjermane "Westfalen-Blatt", 33-vjeçari e pranon vrasjen e kryer, por arsyen edhe arsyen. Në letër ai shkruan se e qëlloi Nimanin vetëm nga frika. Ai pretendon se është rrahur 3 herë nga boksieri 2 vjet më parë në Bielefeld, e se madje e kishte kërcënuar edhe disa herë me jetë, ndaj edhe ka vendosur që të veprojë i pari dhe ta qëllojë për vdekje me armë zjarri. 

Aktualisht letra është marë nga grupi hetimor, por asnjë nuk ka pranuar të komentojë nëse ky email është autentik apo fals. Megjithatë për rastin po shqyrtohen të gjitha motivet e mundshme. Ndërsa aktualisht për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani u ekzekutua me 8 plumba më 10 mars, në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur. Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB