Aktualitet

Sharroi tavanin e argjendarisë, arrestohet hajduti serial në Tiranë. Pamjet e vjedhjes ‘spektakolare’

Afrim Dulaj është autori i vjedhjes së dy bizneseve në Tiranë

E.K
Sharroi tavanin e argjendarisë, arrestohet hajduti serial në
Afrim dulaj

TIRANË- 43-vjeçari Afrim Dulaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes me armë, të dyqanit të celularëve në zonën e Myslym Shyrit, si dhe të një argjendarie në Rrugën e Dibrës. Kjo e dyta ka qenë një grabitje ‘spektakolare’, pasi është kryer përmes sharrimit të tarracës së argjendarisë, për të marrë më pas nga aty bizhuteri me vlerë. Pavarësisht se ka qenë në kërkim për grabitjen e dyqanit të celularëve, kjo nuk e kia penguar Dulajn  që të kryejë një grabitje të dytë, këtë herë në argjendari.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Golden hummer".

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Golden hummer", për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi A. D. (F)., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën "Myslym Shyri", dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB